Kontakt Albanisch

Nëse mendoni që të ktheheni në vendlindjen tuaj, ne ju këshillojmë në mënyrë të plotë, me besueshmëri dhe, nëse dëshironi, edhe në mënyrë anonime.

Ne këshillojmë personat në të gjitha fazat e procedurës së azilit, si dhe refugjatët me status të njohur.

Për këtë, ne ju ofrojmë një konsulencë me rezultat të hapur, e cila mund të përfshijë sa më poshtë:

  • Informacione lidhur me situatën aktuale politike dhe ekonomike në vendlindjen tuaj
  • Një vështrim të përgjithshëm të programeve mbështetëse që disponohen dhe mundësitë financiare për ju
  • Mbështetje gjatë organizimit të udhëtimit të kthimit, nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit, kërkesa te IOM-ja dhe organizata të tjera mbështetëse.
  • Nëse nevojitet, hartim i përbashkët i një plani lidhur me mundësitë e banimit dhe punës, sigurimin e mjeteve bazë të jetesës, përkujdesjen e nevojshme shëndetësore, si dhe mundësi shkollore dhe profesionale për fëmijët tuaj në vendlindjen tuaj
  • Nëse është e mundur, një ndërmjetësim me organizatat në vendlindjen tuaj, të cilat ju shoqërojnë më tej në vend dhe ju mbështetin gjatë integrimit
  • Ndihmë për krijimin e mjeteve bazë të jetesës në vendlindjen tuaj sipas udhëzimeve të AMIF-së

Nëse jenë të interesuar për një konsulencë, lutemi, lajmërohuni me telefon në numrin 02381-8768408 dhe lini një takim, në mënyrë që të kemi mundësi të planifikojmë për ju kohë të mjaftueshme.